
Organizata “Qëndresa Qytetare”, ka publikuar sot bilancin e kallëzimeve, sanksioneve dhe emrat e zyrtareve të ndëshkuar për abuzim me burimet shtetërore dhe astetet publike në zgjedhjet e pjesshme vendore 6 Mars.
Në një komunikim në studion e lajmeve në “MCN tv”, Migen Qiraxhi, aktivisti i Qëndresës Qytetare, bëri të ditur se nga dy çështje të adresuara në Komisionin e Apelimeve dhe Sanksioneve, sot kanë triumfuar me çështjen ndaj drejtorit të Emergjencave Civile, Haki Çako.
Dy çështjet që ishin në Komisionin e Apelimeve dhe Aanksioneve në KQZ, ku nga dy çështjet që kishim mundësi që ti adresonim atje kemi triumfuar mbi njërën prej saj, në fakt, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, është gjendur në shkelje të përdorimit të detyrës së vet, duke e vënë në funksion të kandidatit për kryetar bashkie, asaj të Lushnjës, ku është gjobitur edhe vet kandidati i bashkisë, Eriselda Sefa.
Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kemi pasur mundësi të adresojmë 11 kallëzime për zgjedhjet e pjesshme, dhe mund ta kuptoni se sa i lartë është përdorimi i aseteve publike në funksion të fushatave elektorale, e cila dëmton garën, duke vënë asetet e përbashkëta, vetëm në funksion të njërit kandidatë, në këtë rast të PS që ka pushtetin, që nga të 11 kallëzimet, 10 nga to, ka qenë PS që ka përdorur asetet publike.
Megjithatë a mjaftojnë gjobat e KQZ?
Për aktivistin Qiraxhi, megjithëse gjobat janë të vogla, është arritur që për herë të parë të vendosen gjoba për shkelje në KQZ.
Për herë të parë vendosen gjoba, për herë të parë një subjekt shoqëror ka ngritur këtë ankesë. Ne kemi parë dhe partitë në atë arenë te KQZ-së, ku pavarësisht volumit të dosjeve, ata nuk kanë arritur të korrin suksese për të kapur shkeljet, në KQZ. Në këtë moment, është e rëndësishme të fokusohemi se tashmë kemi një precedent të vendosur.
Në gjykimin tim, gjobat janë të ultë, por ne tashmë kemi një proces që për herë të parë eshtë vendosur në funksion , në këtë rast ekipi i Qëndresës Qytetare është ekipi qe ka mbledhur, hulumtuar raste dhe i ka adresuar, dhe ne kemi parë që në një arenë të KQZ ku gjithmonë e kemi parë të kthehet në retorikë edhe jo shumë ligjore, ne kemi pasur mundësinë që ta kthejmë anën e kësaj historie në favor të qytetarëve.
Pra nëse mbledh fakte, nëse ngrenë një ekip serioz, ti mund t’ia dalësh të vendosësh para drejtësisë disa njerëz që kanë dëmtuar garën.



