Albin Kurti: Zgjedhjet e 14 shkurtit referendum, politika e keqe para gjyqit popullor

Albin Kurti: Zgjedhjet e 14 shkurtit referendum, politika e keqe para gjyqit popullor

Kreu i Lëvisjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ka konsideruar zgjedhjet e 14 shkurtit si të vonuara dhe jo të parakoheshme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti është shprehur se këto zgjedhje janë referendum dhe se më 14 shkurt politika e keqe do dali para gjyqit popullor.

Ndër të tjera Kurti ka premtuar se qeveria e re do të jetë një shërbim i mirë për qytetarët.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jo-kushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti në Facebook

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy