Egjipti do të jetë në shtetrrethim gjatë natës përgjatë gjithë muajit të Ramazanit për të luftuar përhapjen e koronavirusit COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i vendit Mostafa Madbouly, njofton “Al Arabiya”. Madbouly në konferencën për shtyp shpjegoi se shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 9.00 e mbrëmjes gjer në orën 6.00 të mëngjesit.



