
Situatën në PD pas zhvillimeve të ditëve të fundit, gazetari Lorenc Vangjeli e krahasoi me një martesë të dështuar, që ligjërisht vlen ende. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se pakica e mbetur në seli po kapet pas artificave juridike.
Blindi u ra. Ata që rrinin deri dje dhe u dukej vetja si kështjellarë... Kjo pakicë që ka mbetur po tenton të mbahet me artifica juridike. Gruaja ka ikur, është në krevat me tjetrin. Ai tund certifikatën, thotë jemi të martuar. PD-ja ka ikur e gjitha. E qartë në këtë moment është që PD kishte dy B. Njëra u këput dhe ra. Ka mbetur Berisha. Ai tregoi që është i aftë të mundë Bashën. Por problemi është që Rama e mund Berishën.
Një nga krenaritë legjitime dhe siguritë që ka marrë ky vend është anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi do të thotë që ti transmeton sovranitet. Diskutimi i Tiranës është se ne nuk ia japim Amerikës sovranitetin e PD-së.



