Antonela Lena nga Gjirokastra është një gjyshe e re në moshë, e cila kohë më parë ishte e ftuar në programin e mëngjesit në MCN tv.

Sot e rikthyer si ndër personazhet më të komentuar të sezonit televiziv, ajo risolli në kujtesë për “Zgjohu me MCN”, se si u bë pas asaj interviste, ndër gjyshet më të komentuar në rrjete sociale.
Post intervistën e kam përjetuar shumë mirë. Shumica e mikeshave të mia, më thanë që sa mirë që jep këtë mesazh për të gjitha zonjat dhe ti inkurajosh, edhe ne rrugë, në market, më thonin sa mirë.
Ka pasur edhe komente sipas nivelit te njerëzve që i shikojnë gjerat që po ku është e veçanta e saj, kjo duhet kështu, jo ashtu, të ndryshme, megjithëse unë mora gjënë pozitive të gjësë dhe ngela aty.
Në familjen time më krenare nga të gjithë ishte mbesa ime Liki, ju tregonte edhe shokëve videot e mia.
Para ca ditësh isha në festën e diplomimit të mbesës se vajza ishte jashtë shtetit dhe shkova unë dhe kur mbesa më prezantoi te drejtori i shkollës dhe te mësuesit, ato thoshin se besojmë dhe e morën sikur unë isha mami, kështu që është edhe një qikë normale se edhe unë jam bërë mami në moshën 40 vjeç, dhe kanë kaluar 16 vjet dhe rrallë bëhen gjyshe në atë kohë. Por unë këtu e shoh bukurinë e kësaj gjëje që edhe njerëzit këtu ngatërrohen.
Unë palestrën nuk e ndaloj kurrë.



