Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para me ne qarkun e Lezhës.
Në Shëngjin uji ka vërshuar në rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Ndërkohë nga moti keq janë dëmtuar linjat elektrike e për pasoje kane ngelur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës.
Grupet e punës te OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa me parë të energjisë.



