
Mjeku Luçiano Bardhi thotë se ne kemi traditën që për fundvit e shtrojmë tryezën shumë dhe se një nga organet që kemi mërzitur është mëlçia, kemi mërzitur aksin hipotalamus, hipofizën kemi mërzitur qendrat e prodhimit të dopaminës.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, mjeku ngriti pikëpyetje se pse në ato momente që jemi me familjen jemi shumë të lumtur dhe më pas nuk jemi në humorin e duhur.
Një rajon në tru prodhon serotoninë, hormoni i kënaqësisë. Serotonina fillimisht prodhohet nga zorra e hollë dhe në tru vetëm transmetohet.
Nervi vagus është nerv endacak, ne kemi shkaktuar një frenim në marrjen e ushqimeve. Ky nerv ka humbur funksionin e tij.
Truri në ato momente ka humbur depozitat e serotoninës. Mikrobioma flora dhe fauna ka 5 milionë gene aktive.
Në këto ditë ne e kemi prishur pak me pjesën e stomakut. Sado që mund të ushqehemi shëndetshëm nëse shkelim ritmin e trupit tonë, mundësia për të pësuar atak kardiak rritet me 20%.
Melatonina nuk është vetëm hormoni i gjumit. Nervi vasgus del që nga trungu cerebral nga qafa dhe del deri te zorrët e holla.
Kur mikriobioma jonë pëson disnivele, fryhet, ndjen gazra dhe mostretje të duhur. Aty lëshohen disa mbetje endotoksike dhe i jep informacion nervit vagus dhe i thotë funksioneve të trurit se bakteret tona janë duke ndryshuar.
Për të nxitur enzimat e pankreasit dhe antioksidantët, shërben lëngu i rozmarinës i përzier me kanellën.
Zjehet rozmarina në një temperaturë jo shumë të lartë përzihet me dy tre pika vaj kanelle dhe pihet pas ushqimet.
Edhe vaji i farës së zezë ndihmon. Lëkura e ftoit nuk mund të zihet më shumë se 10 minuta, ka mangan, glicinë.
Gjithnjë duhen konsumuar pas ushqimit. Jetëgjatësia jonë varet tek aciditeti që stomaku ynë kanë.
Shumica e personave që vuajnë nga aciditeti, nuk e kanë nga aciditeti i lartë, por nga aciditeti i ulët.
Konsumimi i ujit gjatë ushqimit, lidhet me reduktimin e melatoninës. Kush konsumon ujë gjatë ushqimit, nuk të dëgjojnë shumë shpesh, nuk janë të përqendruar.
Nëse në stomak nuk përthithet triptofani, nuk stimulohet melatonina.
Ushqimet si fast food janë ushqime të vdekura, nuk dredhin qelizën, nuk aktivizojnë asnjë enzimë në pankreas.
Bardhi shtoi se ne duhet të kemi një edukim në pjesën e ushqimit, ose duhet të kemi një triazh.
Sipas tij, shumica e njerëzve kanë nevojë të përdorin magnezium, i cili nuk është vetëm për stresin dhe ankthin, por ndihmon edhe për tretjen.
Por ky mangezium nuk duhet të ketë oksid. Magneziumi pa formë oksidi dhe hidroksidi përmirëson tretjen.
Kefiri nëse përzjehet me uthull molle të egër përmirëson strukturën e pehashit të stomakut.
Trumza është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, por jo në gatim se denatyrohet.
Si bimë që mund të zjehet deri në 10 minuta, ka dobi të jashtëzakonshme për të stimuluar aksin hipotalamus, hipofizë.
Vaji i farave të zeza përdoret një lugë çaj e gjysmë me 50 ml ujë të ngrohtë ose disa pika limoni. E mira është që të agjërohet deri në 14 orë.
Mirë është mos të përdorim mëngjes se në atë orë niveli i kortizolit është shumë i lartë.



