
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nuk beson se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit për shkak të "sjelljes së tij të çorientuar" dhe shqetësimit se ai mund t’ua japë atë informacion të tjerëve.
"Mendoj se jo", tha Biden, kur u pyet nga drejtuesja e emisionit "CBS Evening News", Norah O’Donnell nëse ish-presidenti republikan Trump, duhet t’i merrte informimet e zbulimit.
Ish-presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë disa informacione zbulimi edhe pasi kanë lënë detyrën.
Biden tha se pikëpamja e tij, nëse Trump nuk duhet të merrte njoftimet e zbulimit, nuk ishte e lidhur me trazirat e Kapitolit.
"Për shkak të sjelljes së tij të çorientuar, pa lidhje me rebelimin”, tha Biden, duke shpjeguar arsyetimin e tij.
I pyetur se cili do të ishte shqetësimi i tij më i madh, nëse Trump do të merrte informacione të tilla të klasifikuaar sekret, Biden nuk pranoi të hynte në hollësi.
"Do të preferoja të mos spekuloja me zë të lartë. Thjesht mendoj se nuk ka nevojë që ai të ketë informacione të tilla. Çfarë vlere ka t’i japësh atij një përmbledhje informacioni zbulimi? Çfarë ndikimi ka ai, përveç faktit se mund t’i rrëshqasë goja dhe të thotë diçka?", tha presidenti Biden.



