Dhjetëra punonjës të Home Office janë nën hetim penal për vepra të ndryshme të cilat konsistojnë në krime që lidhen me emigracionin dhe mashtrimin bën të ditur përmes një raporti të publikuar nga ‘The Guardian’ zyra Liria e Informacionit.
Sipas kësaj të fundit vetëm në shkurt të këtij viti u pushuan nga puna 61 punonjës të cilët ishin të përfshirë në një sërë veprash si ngacmimi, diskriminimi, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, vjedhja, mashtrimi dhe falsifikimi gjatë harkut kohor të 2019-2020 dhe 2023-2024.
Gjetjet e këtij raporti janë pasuar edhe nga një sërë reagimesh ndër radhët e organizatave të ndryshme të bamirësisë.
Është jashtëzakonisht alarmante dhe shqetësuese të dëgjosh se një numër kaq i madh njerëzish të përfshirë në marrjen e vendimeve për statusin e imigracionit po hetohen për vepra të tilla.
Ndërsa përfaqësues të Home Office nuk i mohuan gjetjet, por thanë vetëm se në raste të tilla ato hetohen plotësisht dhe merren të gjitha masat e nevojshme disiplinore.
Stafi që përpunon kërkesat për viza dhe për azil është më I specializuari në mënyrë që të marrë vendimet e duhura dhe t’u japë mbrojtje atyre që kanë vërtetë nevojë. Ndërsa rastet e sjelljes së pahijshme të personelit janë të rralla, kur ato ndodhin ato hetohen plotësisht dhe ndërmerren masat e nevojshme disiplinore.
Ky skandal vjen pas një sërë kritikash të politikës britanike të emigracionit e cila kulmoi me marrëveshjen për dërgimin e emigrantëve në Ruandë e cila akoma nuk është finalizuar.
Home Ofice është një Departament i Brendshëm i qeverisë Britanike përgjegjëse për emigracionin, sigurinë, rendin dhe ligjin.



