Trageti përfshihet nga flakët/ 5 të vdekur dhe 284 evakuuar në Indonezi

Trageti përfshihet nga flakët/ 5 të vdekur dhe 284 evakuuar në Indonezi

Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe 284 të tjerë janë evakuuar pasi një traget shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë. 

Trageti “Barcelona VA” po lundronte midis Ishujve Talaud dhe Manado kur u përfshi nga flakët rreth orës 12:00 sipas orës lokale, pranë ishullit Talisei, raportuan mediat lokale në Indonezi. 

Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur deri më tani. Pamje rrëqethëse janë postuar në “X”, ku shihen pasagjerët duke u hedhur nga trageti që digjet në det, të veshur me jelekë shpëtimi. Ndërkaq flakë dhe shtëllunga tymi të zi dalin nga mjeti lundrues. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy