Shifra alarmante janë regjistruar në 24 orët e fundit në Indi. Autoritetet vendase bëjnë me dije se në 24 orë janë konfirmuar 62.480 raste të reja dhe 1.587 viktima nga Covid-19
Numri i përgjithshëm i rasteve në Indi ka shkuar në 29.762.793, ndërsa i viktimave nga Covid-19 në 383.490.
Ministria e Shëndetësisë tha se një total prej 26,89,60,399 njerëz janë vaksinuar deri më tani në vend, por megjithatë India vijon të regjistrojë shifra rekord çdo ditë.
Burimi: The Statesman Përshtati: MCNtv.al



