Kryeministri britanik Keir Starmer dhe homolog francez Emmanuel Macron po diskutojnë një marrëveshje që Mbretëria e Bashkuar të kthejë disa migrantë që kalojnë Kanalin e La Manshit përsëri në Francë.
Për çdo emigrant të kthyer mbrapsht, Franca do të dërgonte një azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo do të ishte një pjesë e vogël e numrit të zakonshëm të migrantëve që kalojnë Kanalin çdo javë.
Po ashtu Parisi dhe Londra janë të gatshme të “koordinojnë” parandalimin e tyre bërthamor dhe të mbrojnë Evropën nga çdo “kërcënim ekstrem”.
Sot, gjatë vizitës së tyre shtetërore, Emmanuel Macron dhe Keir Starmer do të nënshkruajnë një dokument që "do të pohojë për herë të parë se forcat përkatëse parandaluese të të dy vendeve janë të pavarura, por mund të koordinohen".



