Forumi ekonomik i Singaporit, biznesi vendas njihet me mundësitë për investime në Shqipëri

Forumi ekonomik i Singaporit, biznesi vendas njihet me mundësitë për investime në Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Singapor, kryeministri Rama do të marrë pjesë në një forum ekonomik, që ka për qëllim njohjen e biznesit vendas me mundësitë e investimit që ofron Shqipëria. Mediat vendase shkruajnë se në forum do të jepet informacion mbi ekonominë shqiptare, kushtet në të cilat zhvillohet biznesi dhe mundësitë e investimeve të huaja.

“E vendosur në një pikë strategjike si Ballkani Perëndimor, Shqipëria lidhet me tregjet e mëdha europiane përmes disa porteve në Adriatik dhe Jon. Shqipëria është gjithashtu një urë mes Europës Veriore dhe asaj Jugore, me një rrjet transporti përmes porteve, rrugëve dhe aeroporteve në rritje.

Vendi ka regjistruar një rritje prej 2.62 për qind vitin e kaluar. Shqipëria ka një mjedis të favorshëm për investimet e huaja, që lejon pronësinë e investitorëve të huaj në masën 100 % dhe mbrojtje specifike për ta dhe garanci ligjore”, shkruajnë mediat vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy