Byroja Kombëtare e Hetimit nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka njoftuar ase të gjithë kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit.
Në këtë njoftim shpjegohen gjithashtu se përveç Testit të Poligrafit kandidatët duhet të plotësojnë "Deklaratën e Pasurisë" si dhe një deklaratë mbi "Interesin për pozicione të ndryshme në sistemin e drejtësisë".
NJOFTIM
Kandidatët e kualifikuar që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, do të plotësojn “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.
Kandidatët mund të informohen mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë në linkun me udhëzimet e dhëna nga ëeb i ILDKPI, si më poshtë:
http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/
http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/
Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën bkh.aplikim@spak.al, jo më vonë se data, 02.12.2020.
Kandidatët e kualifikuar, që do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit, për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).
Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.



