
Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është konfirmuar si kryetar i grupit Parlamentar të PS.
Balla mori mbështetjen e deputetëve socialistë për drejtimin e Grupit Parlamentar me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Nga ana e tij Lulzim Basha i besoi Alfred Rrushajt.
Grupi i PDIU-së, Demokraci dhe Integrim do të drejtohet nga Mesila Doda, ndërsa Aleanca për Ndryshim do të drejtohet nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
Grupet e PR-së dhe PDIU-së u formuan me ndihmën e PD-së, që u dha “borxh” deputetë dy aleatëve për të forcuar zërin opozitar në Kuvend.
Gjithashtu Kuvendi ka miratuar sot edhe ngritjen e Komisioneve Parlamentare.
Për 4 vitet në vijim, Klotilda Bushka do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, Mimi Kodheli do të drejtojë 'Politikën e jashtme', Eduard Shalsi do të drejtojë 'Ekonominë', Nasip Naço 'Sigurinë', Arben Pëllumbi 'Veprimtarinë Prodhuese', Jorida Tabakun 'Integimin', Albana Vokshi Shëndetësinë' dhe Agron Gjekmarkajn 'Arsimin dhe Median'.
Nis seanca e tretë plenare, Basha dhe Berisha i drejtohen Kuvendit të ndarë
Ka nisur sot seanca e tretë plenare e kësaj legjislature të X dhe e para pas konstituimit dhe betimit të deputetëve.
Teksa të gjithë deputetët u futën në godinë e parlamentit, ra jo pak në sy mbërritja të ndarë nga njëri-tjetri të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Mes tyre ka nisur një 'luftë' e qartë, pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Berisha u shoqërua nga Tritan Shehu, i cili në këtë 'luftë' mes kreut të PD dhe ish-kreut të kësaj partie, është pozicionuar në krah të këtij të fundit.
Ndërkohë, në krah të Bashës ishin Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj, ky i fundit kreu i grupit parlamentar të PD.
Mësohet se në rend të ditës që pritet të miratohet është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.
Po ashtu në tjetër pikë me rëndësi e axhendës së diskutimeve është caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit, ku PS dhe PD-ja do të japin propozimet e tyre.
Në rend dite është caktuar edhe miratimi dhe ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare siç janë propozuar nga partitë e tyre.



