
Gazetari Elton Tozaj është shfaqur në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pas dhunës brutale që pësoi disa ditë më parë, duke ndarë detaje tronditëse për atë që ai e cilëson si një sulm të lidhur drejtpërdrejt me punën e tij investigative në botën e show bizit.
Tozaj deklaroi se i njeh autorët e sulmit dhe se rasti është në ndjekje nga Prokuroria, por theksoi se kjo nuk do ta ndalë nga vazhdimi i punës së tij profesionale.
Djalin që më ndihmoi pas sulmit e kam kontaktuar vetëm dje. Ai ishte i vetmi që u ndal dhe më dha Hetimi dhe raportimet që lidhen me show-bizin shpesh konsiderohen thjesht thashetheme, por në thelb përfshijnë edhe elementë investigimi.
Publiku im janë edhe adoleshentë dhe dua t’u tregoj realitetin ashtu siç është, duke paraqitur të dyja anët e medaljes, që ata të jenë të lirë të gjykojnë vetë.
Show-bizi është i ndërthurur ngushtë me botën e krimit, ndërsa dihet fakti se shumë emisione kanë marrë dhe publikuar materialet tona nga ky emision dhe nuk kanë cituar burimin.
Megjithatë kam marrë mbështetje nga shumë persona publikë dhe kolegë, të cilët më kanë kontaktuar pas ngjarjes.
Pavarësisht dëmtimeve, ai tha se është detyruar të mbajë syze për shkak të problemeve me shikimin, por kjo nuk e ka penguar të rikthehet menjëherë në punë.
Kam pasur vetëm 30% shikim dhe jam trajtuar në disa klinika, por i jam rikthyer menjëherë punës.
Përveç dhunës fizike, autorët më kanë vjedhur edhe telefonin.
Unë kam ndjekur vetëm rrugën ligjore, duke u paraqitur ekskluzivisht në Prokurori dhe jo në institucione të tjera.
Autorët më kanë kontaktuar, i njoh dhe gjithçka po ndiqet me detaje. Nuk po bëj publik asnjë emër, pasi hetimet janë në zhvillim dhe bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme.



