Koronavirusi/ Bino: Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta, 24 persona janë vetëkarantinuar

Koronavirusi/ Bino: Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta, 24 persona janë vetëkarantinuar

Në konferencën për media lidhur me situatën në vend, pas konfirmimit zyrtar të dy personave të prekur nga koronavirusi, Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në  Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar masat e marra në përpjekje të kufizimit të përhapjës së sëmundjes.

Bino ka bërë me dije se janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta të pacientëve, që mbrëmë, sapo dolën analizat, nderkohë që sot janë vetëkarantinuar në mënyrë të kontrolluar 24 persona, që kanë pasur kontakt me dy të prekurit.

“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”, tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”-tha Bino.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në kuadër të masave të marra për koronavirusin, ka njoftuar se do të ketë ndalim të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara.

‘Dua të sigurojë qytetarët që personeli është i mirëkontrolluar, ndaj dua t’ju them që duhet  të kemi besim tek infermierët dhe mjekët tanë. Kemi nxjerr këtu një urdhër të ri, ku do të kufizohen dhe ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës. Të gjitha këto që merren janë në varësi të kujdesit të qytetarëve. Gjithashtu një vendim tjetër është se shtetasit që vijnë nga zonat e kuqe do të vetëkaratinohen’, tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy