Asociacioni/ Kurti: Draftstatuti i BE s’është “Zajednica”. Vuçiç s’është i gatshëm ta nënshkruajë si dikur

Asociacioni/ Kurti: Draftstatuti i BE s’është “Zajednica”. Vuçiç s’është i gatshëm ta nënshkruajë si dikur

Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvend tha draftstatuti i BE nuk është i njëjtë me “Zajednicën” në marrëveshjet e viteve 2013-2015. 

E para, drafti e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015, pra drafti ka qartësi sa i përket njohjes së Republikës si shtet i pavarur ku serbët do jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër minues për Republikën. Kjo qartazi nuk është Zajednicë ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e viti 2013 dhe 2015 sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme. E dyta, drafti në vlerësimin tim politik e bën të qartë që mekanizmi që do themelohet do ketë karakter bashkëpunues, pra nuk do të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit publik, të komunave, organeve qendrore, askujt. E treta, drafti e mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’u projektoj një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës apo në mosnjohje të kufijve të Kosovës, rrjedhimisht të jetonin me ndjenjën e imponuar nga Beogradi për luftë për territor, shkëmbim territorial a bashkim me këdo tjetër. Drafti e bën të qartë që çfarëdo ndryshimi i statutit bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe t’i ketë dhënë aktgjykim lejues Kushtetuesja. Kjo e përmbys atë që e bënin marrëveshjet e viteve 2013 e 2015”.

Kurti shtoi se nuk e kupton pse presidenti Vuçiç, i cili ka qenë i gatshëm të nënshkruajë Asociacionin me dy ish-kryeministra të Kosovës, nuk është i gatshëm ta nënshkruajë me të.

Unë nuk e kuptoj presidentin e Serbisë që ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Asociacionin me dy kryeministra të Kosovës pse nuk e bën të njëjtin gjë tash me mua. Serbia ose ta pranojë nënshkrimin ose të pranojë që nuk është e interesuar për një Asociacion. Më 26 tetor ka treguar se nuk është e interesuar për një Asociacion. Ai ka nënshkruar edhe me LDK-në edhe me PDK-në, aman tregomëni qysh ia keni bërë ju që ai nënshkruante me juve. Me mua po ik s’po nënshkruan. Me dialogun e juaj ai ishte konstant, e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, e tash ne jemi konstant e në Serbi mbahen zgjedhje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy