
ZTE do të jetë kompania e parë që do të sjellë në dyqane smartfonin e parë në botë me një kamera të përparme të futur nën ekran.
Kompania kineze ka njoftuar se më 1 shtator do të zbulojë pajisjen Axon 20 5G në Kinë, duke mposhtur konkurrencën.
"Të gjithë ekspertët e kompanisë kanë punuar për një smartphone me një aparat fotografik nën ekran, , Axon 20 do të jetë smartphone i parë 5G me prodhim masiv në botë për të integruar këtë veçori”, ka shkruar Zte në një deklaratë.
Ndër kompanitë që kanë nxjerrë dhe më parë modele të ngjashëm me kamera nën ekran janë kinezët Oppo dhe Xiaomi.



