Nis faza e dytë e vaksinimit në ‘Air Albania’/ Rama merr dozën e dytë të vaksinës “Pfizer” (VIDEO)

Nis faza e dytë e vaksinimit në ‘Air Albania’/ Rama merr dozën e dytë të vaksinës “Pfizer” (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit Najada Çomo sapo kanë marrë dozat e dyta të vaksinës, në ambientet e sadiumit kombëtar Air Albania.

Rama zbuloi se Pfizer ka njoftuar se brenda muajit shkurt do vijnë 40 mijë dozat e tjera.

“Kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Nëse i shohim numrat ngushtë dhe nuk shohim gjithë planin, atëherë patjetër që duken shumë pak. Në fakt, e para të mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend bashkë me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët.
Së dyti, fushata e vaksinimit në krejt Europën është kaotike. Kemi parë që vende të mëdha dhe vet BE, që kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugë gjyqsore të kompanive. Kërkesa është shumë e madhe dhe oferta është shumë e viogël. Dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit do vijën 10.000 mijë dozat e parashikuara, dhe brenda shkurtit do vijën 30.000 dozat e tjera.
Ne jemi gati të vaksinojmëë të gjithë m,jekët dhe infermierët dhe më pas të fillojmë me ata që janë në noshë më të thyer
”, tha Rama.

Rama shtoi para gazetarëve se po komunikohet në mënyrë intensive edhe me katër shtete të tjera për sigurimin e vaksinës anti-COVID. 

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar rreth 660 mjekë dhe infermierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy