Pamjet nga disa zona të Tiranës tregojnë një situatë shqetësuese me mbeturinat e shpërndara në rrugë dhe pranë koshave.
Vëzhgimi i Xhadave nis nga rruga e Elbasanit dhe shtrihet në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku mbetje si bishta cigaresh dhe ambalazhe ushqimore janë të pranishme kudo.
Problemi është i dukshëm edhe në zonën e Tiranës së Re, ku përveç mbeturinave të zakonshme, hasen edhe orendi të vjetra shtëpiake dhe thasë me materiale inerte të hedhura pranë koshave, duke zënë hapësira publike si lulishte mes pallateve.
Qytetarët shprehen se situata është bërë shqetësuese dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Sipas tyre, përveç mungesës së reagimit institucional, një rol të rëndësishëm luan edhe sjellja e vetë qytetarëve, të cilët shpesh kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes.
Xhadat iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, nga ku në bashki u refuyua një prenoncim për Xhadat dhe u kërkua dërgimi i një kërkese për informacion.



