Gazetari Lorenc Rabeta në ‘MCN Economy’ ka komentuar mbi investimet e huaja në Shqipëri ku u shpreh se investimet e huaja jo detyrimisht gjenerojnë para, ndërsa theksoi se blerja e apartamenteve nga të huajt nuk duhet regjistruar si investim.
Ai tha se hidrokarburet kërkim shpimi për naftë përbëjnë dhe boshtin kryesor të investimeve të huaja dhe se veçori e këtij viti është se 54% e këtyre investime është riinvestim.
Ka një debat këtu sepse Banka e Shqipërisë e ka bërë këtë klasifikim më të zëshëm, a janë praktikisht investime të huaja sepse një pjesë e tyre janë në fakt blerje nga shqiptarë të cilët nuk janë më rezidentë në Shqipëri dhe vendosin të blejnë një shtëpi dhe në Shqipëri, kemi dhe blerje nga të huajt polakë, çekë.
Investim ne kemi parasysh një linjë prodhimi, punishte fabrikë, që prodhon pas, gjeneron ekonominë, fitime për sektorë të caktuar, ndërsa këto janë blerje, këto para nuk gjenerojnë para detyrimisht. Investim është TAP, ai ka investuar para, ka përfituar shteti shqiptar por dhe shumë qytetarë shqiptarë.
Tap rigjeneron fitime në vijim, ndërsa këto investime në blerje të pasurive të paluajtshme duhet vënë një pikë nëse do i quajmë IHD sepse vetëm në Tiranë kemi mbi 50 apartamente bosh dhe çfarë kuptimi ka të blejmë një grup tjetër apartamentesh bosh nga jorezidentët.
Sa i përket investimeve të huaja se kemi një rritje por ajo bazohet një masë e madhe te blerja e pasurive të paluajtshme, dhe kemi ato investime tradicionale që janë në sektorin e hidrokarbureve kërkim shpimi naftës, ato përbejnë dhe boshtin kryesor të investimeve të huaja.
Një veçori këtë vit kemi se 54% e këtyre investime është riinvestim, që do të thotë se këto kompani kanë rigjeneruar fitime në Shqipëri që kanë një degë në Shqipëri nuk i kanë çuar ato para jashtë, por i kanë ri investuar në ekonomisë shqiptare. Nuk janë investimeve të mirëfillta sepse nuk kanë ardhur nga jashtë por janë ririnvestuar nga fitimet që këto kompani kanë fituar.



