Konfiskimi i pallatit te Salillarit/ Rusta: Ndërtuesi i parë me qeverinë në gjyq, pritet proces themeli në Gjykatën Administrative deri në Gjykatën Evropiane (VIDEO)

Konfiskimi i pallatit te Salillarit/ Rusta: Ndërtuesi i parë me qeverinë në gjyq, pritet proces themeli në Gjykatën Administrative deri në Gjykatën Evropiane (VIDEO)

Në shtator të vitit të kaluar, një shtesë pa leje është sekuestruar, në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, në kuadër të vendimit të qeverisë për konfiskimit e ndërtimeve pa leje.

Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilat më vonë edhe janë sekuestruar nga shteti.

Për sa më lartë, gazetari Arsen Rusta, bëri të ditur në “MCN live”, se kompania Salillari, duke mos pranuar të paguajë gjobën kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë.

Me këtë, kjo kompani bëhet e para që nis betejën ligjore me qeverinë.

Fizikisht ky objekt sot edhe pse ndërtues është z.Salillari së bashku me dy pronarët e tokës, sot kjo pronë e konfiskuar nga Agjencia e Aseteve të konfiskuara, pra është pronë publike, dhe ka një betejë ligjore tani, jo më për të hequr gjobën, jo më për katet pa leje, por edhe për të kthyer pronën e konfiskuar sepse është prona e parë e konfiskuar sepse ndërtuesit e tjerë kanë pranuar të paguajnë gjobën, të falin diçka nga këto metra.

Salillari sh,pk, ka vendosur mos ta paguajë gjobën, mos të falë asgjë por të përballet ligjërisht me qeverinë për të kërkuar shfuqizimin e aktit normativ dhe nga ana tjetër shfuqizimin e vendimit të qeverisë shqiptare të datës 07 shtator 2022.

Rusta, teksa solli dokumente të siguruara nga MCN, përkitazi me këtë dosje, tha se pritet që të ketë edhe një proces themeli në Gjykatën Administrative, e pse jo çështja të shkoj deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të  Njeriut.

Në këtë pjesë të pronësisë si bashkinvetsitor nuk ka shkelje të lejes së ndërtimit. Kjo është arsyeja që është pranuar vetëm për këtë shtetas dhe për Salillarin është refuzuar me argumentin që ka shkelje dhe për këtë arsye do duhet që të gjejnë të drejtën e tyre në një proces themeli.

Pritet që brenda disa ditës të ketë provës themeli  në Gjykatën Administrative aty ku gjyqtar Rezart Kaçkini do të duhet të vendos nëse ka ose jo të drejtë kompania Salilari dhe duhet apo jo të refuzohet konfiskimi.

Duket të jetë e vështirë që se kjo betejë duket se do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën Evropiane të të drejtave të Njeriut, pasi kompania Salillari ka përmendur një argument shumë të rëndësishëm, thotë që keni konfiskuar një pronë të cilën ne vërtet jemi investitor por ne e kemi shitur, pra ka bashkinvestitor të tjerë, pra ka depozituar 63 kontrata të tjera ku shtetas të ndryshëm kanë blerë pikërisht këtë objekt dhe ata thonë së Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë se nuk mund të penalizohen një i tretë që nuk ka dijeni për veprën penale, pra është blerësi, dhe thotë ku ishte IKMT pse nuk na ka kontrolluar dhe të na thotë ku ishte shkelja, ndërtimi pa leje por është kujtuar pikërisht në gusht, shtator, tetor, të 2022, që solli edhe këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy