Rezultati i Samitit të NATO-s/ Milo: Vendimi për shpenzimin prej 5% të buxheteve të mbrojtjes hap rrugën për riarmatimin e Evropës

Rezultati i Samitit të NATO-s/ Milo: Vendimi për shpenzimin prej 5% të buxheteve të mbrojtjes hap rrugën për riarmatimin e Evropës

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar në Samitin e djeshëm të rrisin masivisht shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Ky Samit riafirmoi angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive.

Në lidhje me këtë samit, ish-diplomati Paskal Milo, i ftuar në "MCN Lajme", tha se u rikonfirmua udhëheqja e SHBA-së në NATO dhe fakti që ajo mbetet organizata më e fuqishme për sa i takon synimeve ushtarako-politike në botë.

Besoj se samiti i fundit ishte një konfirmim i unitetit të NATO-s, në një periudhë kur ishin ngritur disa pikëpyetje lidhur me efikasitetin e saj dhe marrëdhëniet ndër-atlantike. 

Ky samit hedh pas krahëve çdo dyshim dhe tregon se NATO është dhe mbetet organizata më e fuqishme në botë për sa i takon synimeve ushtarako-politike. 

Një nga momentet kyçe të samitit ishte riafirmimi i liderit të SHBA-së në NATO dhe garancia e dhënë nga Presidenti Trump se, nëse aleatët do të përmbushin detyrimet e tyre, SHBA nuk do të kishte arsye për të vënë në dyshim funksionimin e kësaj organizate.

Për Milon, vendimi për të dedikuar 5% të buxheteve të mbrojtjes për të ardhmen është një hap i qartë drejt riarmatimit të Europës.

Ky 5% hap rrugën për riarmatimin e Europës. Vendet evropiane tashmë kanë deklaruar se do të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje, duke investuar në infrastrukturën ushtarake dhe zhvillimin e industrisë së armëve. 

Kjo do të përbëjë një pjesë të atij 5% të buxhetit që çdo shtet anëtar do të dedikojë për mbrojtjen. 

Kjo nuk është vetëm çështje e ndërtimit të aeroplanëve modernë dhe tankeve të reja, por edhe krijimi i një infrastrukture më të fortë dhe një industrie ushtarake që do të prodhojë armë dhe pajisje ushtarake moderne.

Pa dyshim që ky vendim do të çojë në një riarmatimin të Europës, i cili nuk është vetëm një reagim ndaj tensioneve ndërkombëtare, por gjithashtu një përgjigje ndaj konflikteve që tashmë janë një realitet, si lufta në Ukrainë, kërcënimi rus dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Këto janë çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e NATO-s dhe interesat e saj në këto rajone. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy