Bëri fushatë për PD, zv.kryeministrja kërkon verifikim për punonjësen e Avokatit të Popullit

Bëri fushatë për PD, zv.kryeministrja kërkon verifikim për punonjësen e Avokatit të Popullit

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task Forcës, i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të Avokatit të Populli, z. Fatbardh Zenelaj me qëllim verifikimin e informacionit të ardhur pranë zyrës së Zv.Kryeministrit, sipas të cilit pretendohet se një punonjëse e zyrës rajonale të Avokatit të Popullit në Fier, është përfshirë në fushatë zgjedhore për subjektin politik Partia Demokratike.

“Referuar VKM nr. 473, datë 01.06.2017, pika 5 ku përcaktohet qartë që punonjësit e administratës shtetërore gjatë orarit zyrtar të punës i ndalohet çdo lloj pjesëmarrje në veprimtari politike apo fushate zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, zyra e zëvendëskryeministres i kërkon Avokatit të Popullit kryerjen e veprimeve të nevojshme për të vlerësuar përfshirjen ose jo të punonjëses së institucionit të Avokatit të Popullit në fushatë zgjedhore si edhe marrjen e masave përkatëse”, thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy