Kalemaj: Zgjedhje jo reale për kreun e PD, ndarje faktike e partisë në dy formacione (VIDEO)

Kalemaj: Zgjedhje jo reale për kreun e PD, ndarje faktike e partisë në dy formacione (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj i cilëson si jo reale zgjedhjet e së dielës për kryetarin e Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.

Sipas tij, nëse do ishin zgjedhje reale, do ishin të përfshira të gjithë palët.

Duke folur për MCN Live, Kalemaj shtoi se nuk di të thotë se i kujt është faji, nëse është i Sali Berishës, i faktorit Aliebaj-Basha apo prej faktit se çështja për drejtimin e PD, ndodhet në gjykatë.

Nuk kishte kundërshtarë për Berishën! As Ibsen Elezi as ndonjë tjetër nuk mund të garonte me të përballë një anëtarësie që ka qenë gjithmonë e lidhur me Berishën. Sa është kjo anëtarësi?

E njëjta shifër si për referendumin. Kam dyshime për këto shifra, se partitë edhe nëse i referohemi anëtarësisë aktive, i referohen shifrave 40-44 mijë. Janë shifra të fryra, bazuar në disa aktivistë, zoti Kulluri që tha se s’kishte pjesëmarrje aty ky kishte parë. Nuk ka rëndësi nëse këta 40 mijë persona votojnë Berishën, këta janë gjithsesi një minorancë shumë e vogël përballë numrit që duhen për të mundur Ramën.

A ka mundësi PD të gjenerojë 800 mijë vota me Berishën apo Alibeaj kundërshtar, se të gjithë bashkë nuk arritën të thyejnë kufirin në 6 mars. Sa më shumë kalon koha aq më i vështirë bëhet bashkimi në një formacion të vetëm, kanë hedhur në erë çdo mundësi bashkëpunimi. Momentalisht është garimi në dy formacione.

Është një fund i tmerrshëm i cili do shmangte tmerrin pafund. Nëse dy formacionet do bashkoheshin në një koalicion ndoshta pas një viti, në një front të përbashkët anti-Rama apo anti-mazhorancë, që do gruponte faktorë dhe aktorë në mënyrë që kjo super mazhorancë të shkërmoqej.

Çdo vazhdim në këtë situatë, do vazhdonte përplasja e dy kryetarëve Berishës dhe Alibeajt që thonë të dy se janë kryetarë. Pritshmëritë janë që në gjykatë çështja të jetë në favorin e Alibeajt.

Kemi të bëjmë me një vakum momental institucional, por edhe të pashmangshëm që është ndarja faktike në dy formacione politike e PD.

Ai shtoi se Sali Berisha përfaqëson shumicën relative të anëtarësisë së PD, duke nënvizuar se nga ana tjetër është grupin Alibeaj-Basha që përfaqësojnë një të ardhme politike pa Berishën, por që tha se janë dy realitete krejtësisht të qarta.

Grupi i tretë, është si një grup i pulave pa kokë politike që sillen vërdallë. Nuk kanë një ide të shprehur se kush do ishte projekti i përbashkët politik i tyre që nga një anë do sfidonin grupin Alibeaj-Basha dhe grupin Berisha. Kemi një grup të bashkuar nga interesi momental për të parë drejt së ardhmes, gjithmonë të frikësuar për të marrë kah.

Pashë që zonja Duma kishte dalë hapur dhe tha se e njoh Berishën si kryetar, janë duke negociuar për të qenë pjesë e PD-së së Sali Berishës.

Sa i takon çështjes së zgjedhjes së Presidentit, kur edhe në raundin e dytë po shkohet pa kandidat, Kalemaj deklaroi se në shahun politik, Edi Rama është shahisti më largpamës strategjik dhe që ka pasur një strategji të qartë që prej fillimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy