Terror në Champs Elysees, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin, qeveria franceze: Një polic është vrarë, dy janë plagosur rëndë (VIDEO)

Terror në Champs Elysees, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin, qeveria franceze: Një polic është vrarë, dy janë plagosur rëndë (VIDEO)

Terrorizmi godet sërish Parisin. Një polic është vrarë dhe dy të tjetër u plagosën rëndë në të shtënat me armë zjarri.

Personi që ka hapur zjarr thuhet se është vrarë, ndërsa policia flet për një “akt terrorist”.

Sipas raportimave të para, thuhet se ishin të paktën dy sulmues, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Një dëshmitar i identifikuar thjesht si Ines, i tha stacionit televiziv francez BFM se dëgjoi të shtëna, pa trupin e një njeriu të shtrirë në tokë dhe zonën që u evakuua shpejt nga policia.

Një dëshmitar tjetër i tha medias lokale: “Papritmas të gjithë u ngritën dhe filluan të vrapojnë, nuk kishim as kohë për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

“Dëgjuam një apo dy të shtëna, vrapuam. Me të vërtetë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, ne u zhvendosëm në rrugë, policia na tha të lëvizim të largoheshim.

“Nuk e kam parë nëse ata ishin dy, tre ose vetëm një sulmues. Ne thjesht vrapuam.

“Dëgjuam dy të shtëna me armë. Të gjithë njerëzit që ishin ulur në tarracë u ngritën dhe vraponin, karriget po rrëzoheshin”.

Personi i armatosur që kreu sulm të dyshuar terrorist në Paris hapi zjarr me një armë Kalashnikov, tha një dëshmitar. 

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka konfirmuar raportimet në media për sulmin në Paris, në mbrëmjen e së enjtes.

Zëdhënësi i Ministrisë, Pierre-Henry Brandet, ka thënë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, raporton Gazeta Express.

"Sulmuesi është vrarë nga policia dhe zona mbetet e rrethuar"; ka thënë Brandet.

Një veturë është ndalur afër një automjeti të policisë para sulmit dhe është gjetur e braktisur. Dyshohet se sulmuesi e ka përdorur atë për të arritur tek skena e sulmit.

Brandet ka thënë se një plaçkitje mund të ketë ndodhur në zonë në të njëjtën kohë me sulmin. Nuk dihet nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet dy incidenteve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy