Aktivizohen 3 vatra zjarri në Fier

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Fier

Tri vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht mesditën e sotme në Fier, në afërsi të kodrave të Vajkanit, në Pishporo, dhe në kodrat me ullinj e shkurre në Levan, pranë lagjes së romëve.

Efektivet zjarrfikës janë ndarë për të neutralizuar flakët në të gjitha vatrat, por me problematike situata u paraqit në lagjen e romëve në Levan.

Fillimisht zjarri ka rënë në një kanal anësor e me pas flakët të favorizuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

 Ata janë ndihmuar me mjete rrethanore, edhe nga banorë të zonës të cilët janë alarmuar nga flakët qe po përhapeshin me shpejtësi drejt banesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy