Teliti: Do vijojmë të protestojmë deri në largimin e Veliajt, duhet të ishte me kohë para SPAK (VIDEO)

Teliti: Do vijojmë të protestojmë deri në largimin e Veliajt, duhet të ishte me kohë para SPAK (VIDEO)

Këshilltari i PD në këshillin bashkiak Dorian Teliti i ftuar në ‘MCN Informacion’ ka komentuar protestat e opozitës për të cilat u shpreh se ato nuk dobtë ndalen por do vijojnë deri në momentin që Vleiaj të dalë nga zyra.

Ai tha se sot që flasin janë zhdukur 132mln euro nga inceneratori i Tiranës i cili nuk ekziston, ndërsa bëri të ditur se shumica e tenderave në bashkinë e Tiranës bëhen pa garë.

Sipas tij Veliaj po tjetërson pronat publike për të ndërtuar 4 kulla në stadiumin Dinamo dhe kur kërkohet për të dhënë sqarime nuk pranon të debatojë me opozitën.

Protestat do vazhdojnë deri në momentin që Veliaj do largohet nga zyra. Detyra e opozitës është e dyanshme, nga njëra anë të nxjerrë dhe denoncojë çdo vjedhje dhe abuzim, tjetërsim prone, të ngrejë zërin për ata që s’kanë zë dhe kanë lakun në fyt, sepse ata sot janë të nënshtruar dhe nga ana tjetër është të shpalosim alternativën tonë. Ne sot jemi përballë një ligji që qeveris me Maliq dhe jo me ligj.

Ne vazhdojmë paguajmë akoma tarifat 132 mln euro për inceneratorin që se dimë se ku janë. Veliaj nuk pranon të vijë të japë përgjigje se ku janë këto para. Ka ndodhur një problematikë 30 vjeçare e vjedhjeve, u shpik 5d tani dhe 7s marrin fondet dhe i tjetërsojnë ato, tendera të shpikur vetëm për veten e tyre duke marrë paratë e taksapaguesve. Po ti krahasosh këto para dhe shumë afera të tjera po flasim për qindra mln euro që sot se dimë ku janë. Janë para të taksapaguesve të Tiranës që i paguajnë një më një. Jemi në një sistem në letër demokratik por shpesh herë të drejtat e qytetarëve shtypen.

Ne do vazhdojmë ta bëjmë protestën me çdo mjet demokrat, suksesi i protestës janë dy qëndrueshmëria dhe periodiciteti. Ne do vazhdojmë atje çdo javë të qëndrueshëm, sepse s’ka rëndësi numrat por cilësia dhe ato që shpalosim.  Maliqët e Tiranës ulen bashkë dhe vendosin që gjithë prona të zhvillohet duke ndërtuar kulla te kompleksi dinamo sot.  Janë shumë problematika që vuajnë sot qytetarët për të cilat ne protestojmë dhe do vazhdojmë të protestojmë.

I pyetur nëse mund të merret Veliaj si i pandehur, Teliti u shpreh se ai duhet të ishte përpara përgjegjësisë ligjore sepse mori kompetencat e këshillit bashkiak.

Mjafton një shkresë që po ta kishe firmosur ku Velaij në 2016 merr përsipër angazhimin për inceneratorin e Tiranës. Ligji thotë se çdo angazhim financiar bëhet vetëm me vendim të këshillit bashkiak, hapim letra s’ka një vendim të tillë, Veliaj ka marrë kompetencat e dikujt tjetër. Veliaj nuk e sjell fare në këshillin bashkiak po e kalon vetë duke e çuar te ministria e financave.

Kjo shkon automatikisht në ndjekje penale. Mirë kjo po ku është inceneratori, pse ne këshilltarët bashkiakë që jemi aty ku ndodh ky incenerimi i këtyre letrave. Provat janë aq evidente sa dhe një prokuror i thjeshtë do e çonte Veliajn para drejtësisë, fakti që nuk është vendosur është në vijim të tezës sonë, që drejtësia sot nuk është se po bënë drejtësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy