Vendimet e Qeverisë/ Ahmetaj: Në nëntor nis shpërndarja e banesave të rindërtimit me short publik (VIDEO)

Vendimet e Qeverisë/ Ahmetaj: Në nëntor nis shpërndarja e banesave të rindërtimit me short publik (VIDEO)

Gjatë publikimit të vendimeve të sotme të Qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka bërë me dije se banesat e para nga rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, do të fillojnë të shpërndahen që nga nëntori dhe metoda do të jetë e ndarë në dy pjesë.

E para, do të jetë ajo për familjet prioritare. Pra, familjet me nevojën më të madhe, do të përfitojnë banesat të parat.

Nga ana tjetër, për familjet e mbetura, skema do të jetë ajo e shortit publik.

“Kjo do të jetë një mënyrë transparente dhe publike për të shpërndarë banesat në familjet përftuese”, theksoi Ahmetaj. “Qytetarët që do të përfitojnë njësi individuale, do të jenë përballë shortit publik, në bazë të numrit të apartamenteve që janë në dispozicion kohë pas kohe”.

Sipas Ahmetaj, shkollat në rindërtim në tërësi janë 167, por të përfunduara, 25. Ndërkohë të tjerat, sipas tij, janë drejt fundit të procesit.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, bëri me dije se Qeveria shqiptare ka miratuar vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë suedeze, e cila ka vite që asiston në Policinë e Shtetit.

Faza e parë e këtij bashkëpunimi ka qenë ndërtimi i zyrave të Policisë për marrëdhëniet me publikun, dhe forcimi i strukturave të inspektorëve.

I pyetur nëse do të ketë rritje të pagave për efektivët, Çuçi theksoi se policët kanë përfituar më së shumti rritje të pagave, por që do të jenë në vëmendjen e Qeverisë.

Por kjo rritje tha ai është në diskutim për t’u bërë me anë të mekanizmave që nuk e cënojnë buxhetin e shtetit.

“Por ne kemi një projekt i cili do krijojë mundësi për policinë e shtetit të marrë të ardhura me shërbimet që bën në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj. Po i shohim këto mekanizma pa cënuar edhe buxhetin e shtetit, ka qenë në vëmendjen tonë dhe mbetet në vëmendjen tonë“, tha Çuçi.

Dhe së fundi, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Shqipëria është gati dhe do të dalë në Eurobond në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që do të sigurojë mbështetje buxhetore.

 “Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore", tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy