Çaça: Pushteti lokal nuk ka impakt në institucionet e burgjeve, kanë votuar të burgosur që nuk janë në lista të zgjedhësve (VIDEO)

Çaça: Pushteti lokal nuk ka impakt në institucionet e burgjeve, kanë votuar të burgosur që nuk janë në lista të zgjedhësve (VIDEO)

Një çështje e cila lidhet me faktin se si ka votuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit, ka të bëj edhe me mënyrën se si kanë votuar të burgosurit në institucionet e vuajtjes së dënimet në vend.

Avokati Përparim Çaça, në një komunikim me MCN live, ngre shqetësimin se vet ligji i pushtetit lokal ngre shumë pikëpyetje për faktin se pushteti lokal nuk ka impakt në institucionet e burgjeve dhe se ato administrohet nga MD.

Sipas Çaçës si mund të votojë një i burgosur nga qytetet tjera për bashkinë e Rrogozhinës, aty ku vuan dënimin, teksa nuk nënkupton asnjë lloj shërbimi për të.

E përshëndes aksesin që të ketë qytetarë për të votuar ata qe duan ti udhëheqin,. Por në lidhje me të burgosurit, ka një specifike problemi i ligjit në lidhje me zgjedhjet e pushtetit lokal, të zgjedhurit të votojnë për të marrë gjëra të caktuar nga ata. Sa i përket IEPP, nuk mund të ketë asnjëlloj impakti pushteti lokal mbi IEPP-të, sepse administrohet totalisht nga Ministria e Drejtësisë.

A janë bërë ndryshime pa sens, por pushteti lokal është i pakuptimtë, do duhej që persona të cilët janë të dënuar për vepra penale të rënda, nuk mund të votojnë dhe kjo është problem i zgjidhur, por po flas për IEPP-të e Rrogozhinës dhe Belshit, duke qenë se pretendimet kanë qenë pikërisht këtu.

Në kuptimin e ligjit është e pakuptimtë dhe non-sens që të votojë një qytetarë i Poliçanit i cili vuan dënimin në Rrogozhinë që nuk ka lidhje fare, për kryetarin Rrogozhinës, sepse nuk ka lidhje fare, asnjëlloj shërbimi nuk i jep. Nuk ka impakt, se kjo është e rëndësishme sepse ti jep votën që ajo të përkthehet në shërbime.

Çaça ngre pyetjen se si mund të jetë bërë fushatë elektorale me këta të burgosur, teksa janë evidentuar fakte që të dënuarit kanë votuar ndonëse nuk kanë qenë fare as në listat zgjedhore.

Tani a mund të më thotë dikush si është bërë fushatë elektorale si janë njohur kandidatë me të burgosurit, e dinë ato kush ka qenë programi i tyre, qoftë edhe vete kandidatët a kanë shkuar të shpalosin idetë e tyre si do të administrojnë Rrogozhinën nesër.

Dhe tjetra që administrohet nga MD është lehtësisht e manipulueshme gjithë situata edhe për atë lloj jetese në atë komunitet brenda.

Dhe në mënyrë specifike, babit i kandidatit të PS është punonjës, që në këtë institucion, ajo që ka.

Këtu kanë votuar njerëz që janë të dënuar porse nuk janë te kjo listë zgjedhësish, është publikuar, tani a janë transferuar dy dittë e fundit apo çfarë ka ndodhur me ta, kjo është gjë që duhet prova, fakte. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy