Tirana zyrtare rriti dozën e optimizmit se do të ulej në tryezën e parë të negociatave me BE, pasi edhe Holanda, vazhdimisht kundërshtuese për zgjerimin, propozoi që Shqipëria të mbështetej në hedhjen e këtij hapi.
Përmes këtij qëndrimi, të gjithë vendet e unionit numëroheshin pro nisjes de facto të negociatave, pasi vendimi për çeljen e tyre, u mor në samitin e 25 marsit të 2020, të Këshillit Evropian.
I njejti verdikt ishte dhënë edhe për Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë qenë bashkë në këtë rrugëtim integrues, pasi BE ka refuzuar ndarjen e tyre.
Dhe këtë herë, vetoja e Bullgarisë mbi Maqedoninë e Veriut, penalizoi si Tiranën, ashtu edhe Shkupin.
Diplomat, analist të integrimit dhe zëra zyrtarë të Brukselit, janë intervistuar nga MCN për një material special mbi sfidat që duhet të kapërcejë Shqipëria në rrugën e saj integruese.



