“Lufta” në PD, Mitro: Një farsë tragji-komike, çdo gjë mund të ndodhë

“Lufta” në PD, Mitro: Një farsë tragji-komike, çdo gjë mund të ndodhë

Konfliktin e krijuar së fundmi në PD mes ish-kryetarit Berisha dhe kryetarit Basha, kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro e sheh si reflektim i mënyrës sesi funksionon shoqëria shqiptare. Në studion e lajmeve, Mitro e krahasoi konfliktin një farsë tragji-komike.  

Ishte diçka që duhej ta prisnim. Po shikojmë një farsë të madhe tragji-komike si për fatet e opozitës, edhe për fatet e vendit. Edhe ky konflikt reflekton raportin që kemi ne me demokracitë, pronën dhe të drejtat e liritë e individit. Kemi dy palë: Bashën që thotë unë jam i zoti i shtëpisë, sepse kam tapinë. Dhe kemi Berishën që thotë mua ma jep ligji këtë shtëpi, ma japin numrat. Në Shqipëri, vëllai me vëllain zihen për një vijë uji apo për një shtëpi. Në rastin konkret kemi konfliktin për shtëpinë politike.

Mitro nuk përjashtoi mundësinë e përsëritjes së episodeve të disa viteve më parë në selinë blu.

Unë nuk besoj që shoqëria dhe politika duhet të bien në debatin e procedurave partiake. Ajo që po diskutohet sot është legjitimiteti i atij që duhet të jetë kreu i PD. Pyetja shtrohet këtë legjitimitet e përcakton gjykata apo vota? Nuk habitem nëse në selinë e PD shohim skena si në të kaluarën. Kemi parë edhe tanke atje. Çdo gjë mund të ndodhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy