
Së paku 5 mijë krime lufte të kryera nga rusët janë momentalisht objekt hetimi në Ukrainë.
Kështu deklaroi prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, në një komunikim me mediat në Bucha.
Edhe në një situatë kaq mizore, krimet e luftës janë të parat që shfaqen, të pasuara nga krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Qeveria ukrainase ka nisur një hetim për krime lufte pasi deklaroi se trupat e 410 civilëve u gjetën në zonat përreth Kievit. Disa prej tyre u zbuluan në varre masive, ndërsa një pjesë i kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar nga një distancë e afërt.



