Një “luftë” virtuale mes Nicole Poturalski dhe Angelina Jolie

Një “luftë” virtuale mes Nicole Poturalski dhe Angelina Jolie

E dashura e Brad Pitt Nicole Poturalski ka bërë një postim të çuditshëm për të cilin të gjithë po mendojnë se e ka me ish-bashkëshorten e partnerit, Angelina Jolie.

Të martën në mbrëmje, modelja 27 vjeçare, hyri në Instagram për të postuar një foto të saj duke pozuar me një fustan portokalli ndërsa shkruante:

“Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, pasuar me emoji zemre. Ky postim vjen një javë pasi u tha se tensionet ishin përshkallëzuar mes Brad, 56 vjeç dhe ish-gruas Angelina Jolie, 45 vjeç, të cilët as nuk po shkojnë në terapinë familjare.

Pitt dhe Jolie kanë përsëri mosmarrëveshje në lidhje me sa kohë do të kalojë secili me fëmijët Pax, 16 vjeç, Zahara, 15, Shiloh, 14 dhe binjakët 12-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Modelja gjermane e cila ka një djalë, është e martuar me Roland Mary, 68 vjeç, me të cilin pretendohet se është në një marrëdhënie të hapur.

Muajin e kaluar, Brad dhe Nicole u panë bashkë në Jug të Francës me një avion privat ku vizituan Château Miraval, vendi ku aktori prodhon shampanjë rozë për 390 dollarë.

Udhëtimi përkoi me atë që do të kishte qenë përvjetori i gjashtë i martesës së tij dhe Angelina-s, me të cilën u martua në po të njëjtin vend më 24 gusht 2014.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy