Kthupi: Partitë e reja kanë fituar terren të jashtëzakonshëm në media në raport me strukturat klasike (VIDEO)

Kthupi: Partitë e reja kanë fituar terren të jashtëzakonshëm në media në raport me strukturat klasike (VIDEO)

Rezart Kthupi nga partia Djathtas 1912 tha në studion e MCN Live se të gjithë aktorët e rinj politikë kanë mjaftueshëm burime njerëzore për të shkuar tek qytetarët. Sipas Kthupit, partitë e reja kanë fituar terren të jashtëzakonshëm në media në raport me strukturat klasike.

Çështja e kapaciteteve lidhet me burime njerëzore dhe unë mendoj se të gjithë aktorët e rinj së bashku apo veç e veç kanë mjaftueshëm burime njerëzore për të shkuar dhe për të pasur aksesin tek qytetarët.

Pjesë e rëndësishme është pjesa mediatike dhe partitë e reja kanë fituar terren të jashtëzakonshëm në raport me strukturat klasike dhe e treta është aftësia për të prodhuar një alternativë. Për të krijuar një alternativë të duhet një program i qartë dhe i thjeshtë, nuk mund të shkojmë tek qytetarët duke bërë premtime të parealizueshme dhe e dyta të shkojmë me njerëz që ngjallin besim. Nëse pjesa e opozitës arrin të prodhojë këto fenomene, dalëngadalë njerëzit do binden që kjo opozitë është shumë më e mirë se kjo mazhorancë.

Kthupi tha se mazhoranca është deficitare në shumë dimensione.

Duhet të kemi parasysh se kemi përballë një mazhorancë që është deficitare në shumë dimensione.

Me tej Kthupi tha se opozita duhet të heqë dorë nga të qenit qaramane dhe të kthehet në alternativë.

Opozita ka për detyrë t’i marrë parasysh gjërat, kur themi Rama po të merr ty kalanë e fundit ti ke për detyrë ta mbrosh kalanë, jo ta lësh bosh dhe të thuash Rama ma mori kalanë.

Pra, ti merr masat paraprakisht për t’ia kufizuar mundësinë pushtetit që të vjedhë apo deformojë votat, nuk bëhet kjo gjë më pas.

Opozita duhet të heqë dorë nga të qenit qaramane dhe të kthehet në alternativë. Dhe nuk kthehesh në alternativë duke thënë shihni si po mi vjedh votat Rama pa filluar akoma procesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy