Takimi i Bashës me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve/ Ruli: Kjo është një shenjë e mendje-hapjes së partisë (VIDEO)

Takimi i Bashës me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve/ Ruli: Kjo është një shenjë e mendje-hapjes së partisë (VIDEO)

Një ditë pasi u zgjodhën anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku. Takimi që ka zgjatur për rreth 90 minuta, ka pasur në fokus punën  e këtij komisioni dhe kriteret e vlerësimit të emrave të propozuar për kandidatë, që do të përcaktojnë dhe listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Në përfundim të mbledhjes, një nga themeluesit e PD, Genc Ruli, i cili ka qenë dhe një prej kritikëve më të mëdhenj të saj, ka deklaruar se ka një ndryshim në këtë parti.

"Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim", tha Ruli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy