Tenton të djegë veten me benzinë pranë Ambasadës së SHBA

Tenton të djegë veten me benzinë pranë Ambasadës së SHBA

53-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë, parandalohet nga policia. Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar përpjekjen për t’u vetëdjegur të një 53-vjeçari këtë të shtunë.

 

Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, pranë Ambasadës së ShBA, ku shtetasi 53-vjeçar me inicialet F.S., ka hedhur benzinë në trupin e tij. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë numër 1, është bërë i mundur parandalimi i ndezjes së benzinës.

 

Policia thotë se ky shtetas është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy