Këlliçi: Rama talli ‘menderen’ me shqiptarët, nxorri një avatar në Parlament në vend të programit qeverisës

Këlliçi: Rama talli ‘menderen’ me shqiptarët, nxorri një avatar në Parlament në vend të programit qeverisës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku u votua programi qeverisës i mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi u ndal veçanërisht te momenti kur në sallën e Kuvendit u preznetua “Diella”, një program kompjuterik i përdorur nga Rama.

Sipas tij, prezantimi i një mesazhi përmes një “avatar-i” përbën një tallje me qytetarët dhe me institucionin e Kuvendit.

Sot u bë shkelje tjetër, që gjatë fjalës së kryeministrit, të futet një personazh i tretë, të tallet menderja me qytetarët dhe deputetët, duke futur një avatar, një kompjuter, duke mbajtur ligjëratë për minuta të tëra. 

Rama këtë skenar donte dhe kur fliste ai, deptuetët e PD nuk kanë patur ndërveprim, kanë ndenjur qetë. 

Në momentin që ka hyrë personazhi, avatari, roboti Diella, që ka shpikur Rama, ka patur reagim nga deputetët pasi e kanë konsideruar fyerje dhe tallje me qytetarët. 

Është dhënë pushim, i është mohuar e drejta e procedurës, kërkesës për procedurë kreut të grupit parlamentar të PD. Niko Peleshi e ka nisur shumë mbrapsht punën e tij dhe mandatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy