Një person është plagosur me armë zjarri në ambientet e një lokali në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se ngjarja është shënuar rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”.
Dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti, rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



