Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi në brigjet lindore, reagon Seuli

Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi në brigjet lindore, reagon Seuli

Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa lundrimi në ujërat në brigjet e saj lindore, thotë ushtria e Koresë së Jugut.

Ende nuk ka informacione mbi numrin e raketave të lëshuara si dhe llojin e tyre. 

Në muajt e fundit shteti komunist i armatosur me armë bërthamore ka testuar raketa në mënyrë të përsëritur, duke rritur tensionin rajonal.

Të mërkurën, Koreja e Veriut testoi një raketë të re strategjike lundrimi të quajtur Pulhwasal-3-31, thotë agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë gjithnjë e më agresiv në drejtimin e politikave dhe retorikën e tij muajt e fundit, duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synojnë ruajtjen e paqes dhe rritjen e veprimeve ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy