Banorët e Bërxullës: Firma ka filluar punimet, s’kemi marrë asnjë zgjidhje. Një pjesë janë mashtruar me lekë dorazi!

Banorët e Bërxullës: Firma ka filluar punimet, s’kemi marrë asnjë zgjidhje. Një pjesë janë mashtruar me lekë dorazi!

Në fokus të emisionit “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj, kanë qenë sot banorët e Bërxullës të cilët po vazhdojnë protestën për të kërkuar dëmshpërblimin për pronat e tyre sipas vlerës së tregut. Kujtojmë që më herët ata paralajmëruan edhe bojkot në votimet e 14 majit. Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni u shpreh se ndonëse kemi hyrë në muajin e tetë asnjë prej kërkesave të banorëve s’është plotësuar. Një zonjë u shpreh se disa banorë janë mashtruar duke marrë para dorazi nga firma, që tanimë ka filluar punimet.

Një pjesë e banorëve janë mashtruar dhe firma ka filluar punimet. Ka hyrë rreth 1 km. I ka thënë lekë firma, i ka mashtruar. U ka dhënë lekë dorazi. Që atëherë e deri tani asnjë reagimi s’ka nga firma dhe shteti. Ky shtet s’po jep asnjë zgjidhje as për rrugë dytësore, as për nënkalim, as për vlerën e tokës. Ne protestojmë, ata punojnë dhe asnjë zgjidhje nuk ka. Kam edhe 7 dynym tokë, po që s’e nuk bëhet rrugë dytësore, s’më mbetet asnjë lloj gjëje. Akte të këqija do bëj, unë nuk i bëj të ditura, vetëm kur t’i bëj realitet. Më është sosur durimi. T’i shohë njeri ato ilaçe që pi unë, trembesh t’i shohësh, jo t’i pish. Por Zoti më ka bërë që të fort që po përballoj këtë siklet. Por që s’është e lehtë, të prishësh shtëpinë, të marrësh tokën dhe të mos japin asnjë zgjidhje, vetëm këtu e shoh!”, shprehet banorja e fshatit Bërxull, e prekur nga projekti.

Dritani, një prej banorëve të prekur po ashtu nga projekti i rrugës Thuman-Kashar, tha se pronat po rrëmbehen nga oligarkët dhe pushtetarët.

Pronat po vidhen, po rrëmbehen, nga oligarkët nga pushtetarët. Pa bërë krahasime, jo të majtë, jo të djathtë. Kanë filluar me premtime që u mbeten fushatave. Por kjo s’do të thotë që një herë në dy vjet dhe 4 vjet të takojnë banorët e fshatit Bërxull. Ne aty kemi lindur, i kemi të trashëguara, me të gjitha dokumentet, dhe këta po na i vjedhim. Këtu s’ka asnjë lloj ndjeshmërie, asnjë lloj gjëje që mund t’i përkasë njerëzimit. Kanë ardhur disa persona të paidentifikuar që kanë bërë një lloj inventari dhe kanë vendosur piketat. Kanë nxjerrë një vlerësim të të mbjellave. Nuk kam një projekt të rrugës, si do ndërtohet. S’ka asnjë lloj konsultimi publik. Nuk është përcaktuar një mbikalim apo nënkalim dhe ndahet fshati. Nuk ka komunikim me krahun tjetër. Nuk po shkojmë ne që po bllokojmë rrugën, është rruga që po bllokon, po shemb shtëpitë dhe po bllokon pronat tona. Të bëhet sa më parë verifikimi në terren, certifikimi i banesave dhe pronave të pacertifikuara”.

Një tjetër banor 67-vjeçar tha se ajo çka po ndodh sot në Bërxullë ia kalon edhe diktaturës komuniste.

Kjo ia kalon edhe diktaturës komuniste. Ajo një copë bukë ta jepte, kjo të nxjerr në katër rrugë! Shqipëria po zbrazet nga kjo paçavurre e madhe. Kjo paçavurre e madhe e ndan fshatin në tre lagje që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Ky projekt ka lëviz dy tre herë, s’ka mbikalime dhe nënkalime. Disa fëmijë detyrohen të shkojnë në Kamëz, të tjerë në Bërxull. Problemi qëndron këtu, që shteti kaq zor e ka të takojë popullin e vet?! Tani për zgjedhje vijnë ata. Kam dëgjuar që kanë filluar të mbledhin edhe kartat e identitetit. E kam me të dëgjuar, jo me të parë”.

Kryeplaku Muharrem Koni ndër të tjera u shpreh:

U kam bërë thirrje të gjitha instancave shtetërore që të vijnë të ulen dhe të gjejmë një marrëveshje të përbashkët me mirëkuptim. Bashkia ka ardhur më 6 tetor, në 8-9 ka ardhur me një përfaqësues të ARRSH-së. Jemi takuar me kryetarin e bashkisë edhe para një muaj e gjysmë, i kam paraqitur kërkesat: Kërkesa e parë, vlera e pronës me çmim tregu ose me marrëveshje. Certifikimi i pronës dhe i banesave. Vlera e banesave, të bëhen nënkalimet dhe rrugët dytësore që fshati të mos ndëpresë komunikimit me pjesën tjetër. Lejet e ndërtimit për banesat që preken. Akomodimi i banorëve të cilëve u prishet shtëpia. Janë 22 banesa që preken dhe këto banorë nesër ku do shkojnë?! Ku do t’i strehojë shteti?! Sot fillon muaji i 8-të s’kemi asnjë përgjigje, që asnjë prej këtyre pikave të plotësohen. Vlerën e dëmshpërblimit e ka shteti, jo firma, thotë kontrata. Po i bëj thirrje për të disatën herë kryeministrit”.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy