Banorët e Roskovecit dhe Dimalit protestojnë kundër ndërtimit të termocentralit: Do të hyjmë në grevë urie

Banorët e Roskovecit dhe Dimalit protestojnë kundër ndërtimit të termocentralit: Do të hyjmë në grevë urie

Dhjetëra fermerë të disa fshatrave të Roskovecit dhe Dimalit janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të termocentralit në Suk 1.

Me pankarta në duar, banorët e kanë quajtur  vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me serra pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten.

“Ne jemi të vendosur për të ndaluar këtë bombë ekologjike që po na sjellin në derë të shtëpisë”, thanë fermerët.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se tentativa e bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të këtij termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1, është kriminale , pasi mjaftueshëm kanë vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

“Ne kërkojmë urgjentisht transparencë pasi nuk jemi vënë në dijeni të këtij projekti”, thanë fermerët protestues duke paralajmëruar edhe grevë urie.

Ndërkohë ndërtimi i këtij termocentrali ka ngjallur debate të ashpra edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ku është rrëzuar me shumicë kartonësh nga këshilltarë të majtë e të djathtë duke i dalë në mbrojtje 35 mijë banorëve të kësaj zone.

Këshilltarët i janë bashkuar edhe protestës së sotme duke kundërshtuar fuqishëm këtë të ashtuquajtur ndërtim strategjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy