Baçi: Protesta e nesërme mbarëkombëtare, do të drejtohet nga qytetarët (VIDEO)

Baçi: Protesta e nesërme mbarëkombëtare, do të drejtohet nga qytetarët (VIDEO)

Deputeti demokrat Luan Baçi, thotë se proteste e nesërme do të jetë mbarëkombëtare dhe ndoshta duhej të ishte thirrur më shpejt.

Duke folur për MCN TV, Baçi tha se do jetë një protestë e qytetarëve dhe e drejtuar nga qytetarët dhe se në dallim nga protestat e tjera nuk do të ketë podium dhe folës.

Deputeti demokrat deklaroi se do të ketë një grumbullim dhe marshim të qytetarëve për të shprehur revoltën e tyre.

Protesta ka pasur shumë, por asnjëherë nuk ka qenë një situatë kaq e rënduar sa situata e tanishme, politikisht, ekonomikisht dhe në të gjitha drejtimet.

Protestat e Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë paqësore.

Të fuqishme në numra dhe prezencë, për të treguar që jemi mazhoranca de fakto. Nuk di se çfarë quhet radikalizimi i protestës.

Por një protestë kur flasin qytetarët, kemi besim që qytetarët kanë gjykimin më të drejtë se si mund të protestohet.  

Nuk besoj se qytetarët janë për të djegur dhe shkatërruar. Ngrihen në protestë për të drejtat e tyre dhe për të rregulluar gjendjen e tyre ekonomike.

Njerëzit më të interesuar për paqen dhe stabilitetin në këtë vend janë qytetarët dhe jo politikanët.

Kam besim të plotë që protesta e 7 tetorit në orën 18.00 do të jetë një protestë paqësore, marshim i fuqishëm dhe ngritje zëri.

Populli opozitar është i shtuar në numër. Protesta është dhe për fermerët që iu vjedh subvencionet qeveria, pensionistët që marrin pensione qesharake, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre

. Të gjitha kategoritë shoqërore. Se sa do e zgjasë protesta, përgjigjen do e marrim nesër.

Askush nuk është në gjendje të thotë se sa do të zgjasë protesta dhe çfarë drejtimi do të marrë.

Është në dorën e qytetarëve se si do të protestojnë dhe sa do të protestojnë. Unë do jem në protestë sa më gjatë.

Dëshira ime është që protesta të jetë e gjatë dhe e fuqishme.

Do të jenë protesta që besoj se nuk do të ndalojnë deri në realizimin e kushteve për të vajtur të barabartë në zgjedhjet e vitit 2025.

Jemi për rrotacionin e pushtetit. Rrotacioni bëhet vetëm me votë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy