Tela: Drejtori i ri i Policisë ka sfidën e karrierës dhe integritetit

Tela: Drejtori i ri i Policisë ka sfidën e karrierës dhe integritetit

Emërimi i Skënder Hitajt si drejtor i ri i Policisë së Shtetit ka ngjallur debate dhe kritika, sidomos nga opozita. 

 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Andi Tela vlerësoi se për Hitajn, sfida kryesore nuk është vetëm menaxhimi i forcës policore, por edhe ruajtja e integritetit dhe përballja me presionet politike.

 

Me ish-drejtorin e mëparshëm ka pasur problem me SPAK, ndërsa drejtori aktual është oficer karriere. 

 

Një oficer me karrierë në polici dhe që nga dita e emërimit ai u paragjykua nga opozita. Ky ka një ‘vulë’ mbrapa. Një oficer karriere duhet të luftojë për të hequr këtë vulë dhe kërkon të bëjë karrierë në Policinë e Shtetit. 

 

Mund të jetë egoja e tij, se çfarë është në gjendje të bëjë. Dy janë pikat ku ai duhet të demonstrojë integritet: lufta në Policinë e Shtetit dhe përballja me politikën.

 

Duke qenë oficer karriere, ai e di si funksionon karriera dhe çfarë duhet të bëjë. Ai ka sfidën me kë do punojë dhe çfarë ka marrë përsipër të tregojë, sepse raporti i tij është me kryeministrin.

 

Tela vlerësoi se emërimi i Hitajt vjen në një moment kritik, ku roli i drejtuesit të Policisë së Shtetit nuk matet vetëm me përvojën, por edhe me aftësinë për të ruajtur besueshmërinë institucionale dhe për të përballuar sfidat politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy