
Ish-deputeti i Parlamentit Europian dhe njëkohësisht ish-kryesuesi i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit parardhës të PE-së, Eduard Kukan shprehet skeptik, duke shuar thuajse plotësisht shpresat që Shqipëria të marrë një datë në tetor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një intervistë me Shoqatën Sllovake të Politikave të Jashtme, Kukan shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, ndryshe nga Shqipëria, por Unioni, thotë Kukan po e shtyn hapjen e pranimit, teksa shton se kjo politikë e BE-së, është absolutisht e turpshme dhe demotivuese.



