
Afro 1.6 milionë njerëz (1.596 milionë) janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, tha të shtunën agjencia e Gardës Kufitare Polake.
Jo të gjithë ata refugjatë mendohet se janë aktualisht në Poloni. Maciek Duszczyk, zëvendësrektor për kërkime në Universitetin e Varshavës vlerëson se rreth një milion refugjatë mbeten në Poloni, dhe pjesa tjetër tashmë janë larguar në vende të tjera.
Numri i njerëzve që kaluan kufirin të premten ra. Deri në orën 06:00 GMT të së shtunës, 17,700 njerëz kishin kaluar, nga 25,400 në të njëjtën periudhë të së premtes.
Shumë nga refugjatët kanë shkuar në qytete të mëdha në kërkim të perspektivave dhe shërbimeve më të mira punësimi. Autoritetet lokale në Varshavë dhe Krakov thonë se kanë arritur kufijtë e aftësisë së tyre për të absorbuar numrin e njerëzve pa burime shtesë.
Të premten, kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski tha se 320,000 njerëz që ikën nga lufta në Ukrainë kishin kaluar nëpër qytet dhe rreth 230,000 kishin mbetur, që është e barabartë me 10% të popullsisë së Varshavës.
Ai tha se 95% e të ardhurve në fillim shkuan për të qëndruar me familjen ose miqtë, por kjo përqindje ka rënë në rreth 70%.



