Hetimet për ‘Kurum’/ Lala: Trafik ndërkombëtar. Shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje

Hetimet për ‘Kurum’/ Lala: Trafik ndërkombëtar. Shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje

Teksa prej tre muajsh, Prokuroria e Durrësit po zvarrit hetimet për mbetjet toksike të “Kurum” që janë magazinuar në Spitallë, gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ky hetim duhet të merret nga SPAK që të jetë i besueshëm.

Sipas saj, shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje

Ky është trafik ndërkombëtar dhe që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK, por duhet të ketë edhe një bashkëpunim ndërkombëtar.

Anija ka udhëtuar nga Shqipëria në Tajlandë dhe nga Tajlanda në Shqipëri. Mendohet se janë hapur edhe në Turqi kontejnerët. Prokuroria, do të kishte gjetur laborator nëse do të kishte vullnet shteti. Këtë çështje nuk e bën dot Prokuroria e Durrësit.

Ne në Shqipëri nuk kemi laborator dhe ekspert të këtij niveli. Edhe AKB që është i certifikuar, nuk ka marrë përsipër sepse pretendon se nuk mund t’i kryejë këto analiza.

Shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje.

Prokuroria e Durrësit duhet të shpallë moskompetencën. Kjo çështje është krim transnacional, ka përfshirje në disa shtete dhe duhet të ishte marrë që në fillim nga SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy