Ilir Beqaj uron live ministren e re të Shëndetësisë dhe falenderon Ramën

Ilir Beqaj uron live ministren e re të Shëndetësisë dhe falenderon Ramën

Në prezantimin e masterplanit për qendrën spitalore Nënë Tereza, Ilir Beqaj ka uruar drejtpërdrejtë pasardhësen e tij Ogerta Manastiriliu.

“Uroj Gertën për detyrën e re dhe i uroj shumë suksese. Unë dhe Gerta kemi dalë bashkë në shumë prezantime e projekte të mëdha”-tha Beqaj, i cili mori fjalën pas drejtoreshës së QSUT. Ndër të tjera, duke vlerësuar reformën në shëndetësi, Beqaj falenderoi edhe kryeministrin Edi Rama.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama që më besoi këtë detyrë kaq të rëndësishme edhe të vështirë në këto 3 vjet”,  tha Beqaj, duke rikthyer në vëmendje gjendjen e vështirë në të cilën u gjet sipas tij sistemi shëndetësor.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e cilësoi një koicidencë të bukur eventin që sipas tij përkon me ndryshimet në qeveri, duke u ndalur pikërisht në emërimin e ministres së re të Shëndetësisë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy