
Me organizim të Ministrisë së Turizmit dhe Ambasadës Gjermane sot po mbahet Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.
Në fjalën e saj ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se sot jemi shumë më pastër nga mbetjet por sipas saj ka ende shumë punë për të arritur standardet e vendosura nga qeveria.
Kumbaro, tha se që të rritet turizmi, menaxhimi i mbetjeve urbane duhet të jetë prioritet i çdo bashkie.
Në pyllin e Sodës për tre muaj rresht nuk mbaronin kamionët që mbusheshin me plehra që kalonin në pikat fundore. Në këtë vit, është për t'u vlerësuar se menaxhimi i mbetjeve në shkallë vendi është sjellë si një kauzë sociale, si çështje që duhen vlerësuar. Të përmirësosh cilësinë e jetës nuk do të thotë të harrosh jetën por të përmirësosh jetesën. Kjo do të thotë se duhet nxitur ekonomia qarkulluese.
Me mbështetjen e partnerëve kemi mbyllur në 1 vit rreth 15 venddepozitime të paligjshme, janë ende pak nga ato që duhet të mbyllim. Investimi po bëhet nga qeveria, përmes financimeve dhe nga qeveria e shtetit. Po përgatitemi për kantiere të reja. Do të financohen pika të vogla.
Gjithmonë e më shumë janë dhe do të jenë bashkitë ato që do e kenë këtë detyrë, është çështje përgjegjësie. Nuk jam ndjerë mirë që në kontrollet në territor jemi detyruar që të vendosim gjoba. E pamë vitin 2022 që jo vetëm Lezha që kishte flamurin e pastërtisë, por dhe Himara e Saranda e shumë bashki të tjera, Fieri, u bënë të pastra. Me partnerët tanë gjermanë po ndërtojmë modele.
Eshtë për të ardhur keq kur shikon pirgje të mëdha, të cilat po t'i kthehemi traditës së vjetër riciklohen. Ne jemi një vend që me rritjen e ekonomisë konsumojmë rreth 800 mijë ton në vit, jemi ende dobët me riciklimin, është koha për një revolucion tjetër, atë në mentalitet.
Do marrë shumë kohë dhe vite por ne mund ta fillojmë përpara. Të gjithë bashkë, të mëdhenj e të vegjël do ta konsiderojmë si kauzë totale. Kjo luftë kërkon bashkëpunim, financim dhe angazhim.
Duhet rritur shkalla e menaxhimit të mbetjeve. Sot më shumë se kurrë të nxisësh turizmin duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave dhe qyteteve. Ja dolëm në këtë vit me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Që të mbyllim 15 vend depozitime të paligjshme, që ishin plagë për vendin tonë. Janë ende pak nga atë që kemi trashëgimi në 30 vite.
Nga 1 tetori do ta intesifikojmë pastrimin e vendit. Do ta bëjmë edhe vitin tjetër. Kjo luftë kërkon bashkëpunim dhe financim dhe menaxhim.
Kumbaro tha se aktualisht mblidhen 90% e mbetjeve në territor, po riciklimi është në nivele shumë të ulëta.
Nga 50% që arrinim të mblidhnim në 2013, sot mbledhim rreth 90% të volumit të mbetjeve urbane, por pak arrijmë të riciklojmë, rreth 15%.
Ndërsa prodhojmë mbi 888,mije ton mbetje urbane në vit. Na duhet të ndërtojmë modelin e ekonomisë qarkulluese. Jo çdo gjë mund të hidhet, shumë gjëra mund të ripërdoren, të rikuperohen pjesërisht, të riciklohen në mënyrë të organizuar duke i ndarë mbetjet që në shtëpi.
Jo vetëm sepse e kemi detyrim dhe angazhim në kapitullin e mjedisit në negociatat e hapura me BE, por e kemi sidomos detyrim ndaj fëmijëve tanë kur mendojmë se çfarë Shqipërie do tu lëmë.



